7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Shënon gol të rrallë nga korneri për Barcelonën jug-amerikane

- Advertisement -

Kitu Diaz do të mbahet në mend gjatë në botën e futbollit.

Në fakt, lojtari i Barcelona SC nga Guayaquil në Kolumbi, së fundmi e ka realizuar një gol të rrallë kundër ekipit Montevideo Wanderers në ndeshjen e vlefshme për Copa Sudamericana.

Portieri kishte dalë më shumë se që duhej nga porta dhe kjo e bëri që Diaz të mendonte të gjuajë direkt në portë, para se të harkojë për shokët,

Dhe, goditja e tij zhagaz ishte e saktë dhe e mposhti portierin, duke i befasuar dhe mahnitur të gjithë në stadium.

Gola nga korneri kemi parë edhe në të kaluarën, por gjithmonë në shtyllën e dytë dhe atë me topin lart.

Por, goli i Kitu Diaz në shtyllën e parë, është i jashtëzakonshëm, siç mund ta shihni edhe në video duke KLIKUAR KETU

Sa për informatë, Barcelona jug-amerikane e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4:2. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit