15.7 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Shenolli i zhgënjyer me legjislaturën aktuale: Më e dobëta që ka pasur Kosova

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar legjislaturës aktuale, e cila që disa muaj nuk po mund të përfundon seancën konstituive.

Ai ka bërë me dije se kjo legjislaturë është e jashtëzakonshme në dështime.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo legjislaturë është më e dobëta që ka pasur Kosova.

“Kjo legjislaturë tashmë e jashtëzakonshme për dështime, përveç që na ka “shpërbly” me bllokadë të Kuvendit dhe paralizë të shtetit, na ka falur edhe një “koleksion” deputetësh që duket se janë edhe për Guinness. Me gjasë janë më të dobëtit që kemi pa ndonjëherë. Nuk duket që kanë as dije minimale për punën dhe përgjegjësitë e tyre po as karakter e moral, as dinjite. Veç duket që kanë dashni të pafund për pushtet. E talenti i tyre kryesor? Me i hi në qejf liderit me ndonjë budallaki. Me linçu, me përça e me nxjerrë në shesh më të keqen e kësaj shoqërie. Tjetër send mos prit prej tyre. Zgjedhjet e ardhshme nuk kanë me pastrue krejt vendin, por ndoshta një fshesë të mirë mundet me jau jep. Disa deputetë shpresoj që mundemi edhe mos me i pa më kurrë… nëse kemi vetëm pak fat”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit