-6.1 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

Shenoll Muharremi pas vizitës së Osmanit në Mitrovicë: Sot na paska turpnu Presidentja

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar Vjosa Osmanin për vizitën në Mitrovicë.

Muharremi tha se kjo tregon që Presidentja asnjëherë nuk ka qenë e paanshme.

Postimi:

Sot na paska turpnu Presidentja

Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakont, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë.

Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me urue në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?

E ndoshta, ajo edhe e paska bë ndarjen e LDK-së në Vushtrri dhe gjithë ato situata ku pa lejen e kryesisë u bë marrëveshja me LVV.

Kuptohet që ajo po pozicionohet për kthim në politikë, por derisa ende është në pozitën e presidentit, ajo duhet me qenë e paanshme dhe me u ruajt pak, jo për vete medoemos, por për pozitën që përfaqëson.

E kur ja shton faktin që gjithashtu e ka shty bllokadën dhe krizën duke i thënë një mandat të dytë LVV-së pa pasur fakte, e që pastaj dështoj… të gjitha këto janë fakte dhe argumente që ajo nuk paska qenë asnjëherë e pavarur si e kërkon roli i saj.

Të ngjashme

Të fundit