Eksperti i ekonomisë dhe opinionisti Shenoll Muharremi ka përkrahur publikisht Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit.
“Në këtë kohe krize”, ka shkruar Muharremi, “Bedri Hamza është më i duhuri”.
Postimi i Muharremit:
Nuk jam najfarë lobisti i LDK-së e as kurrë në jetë nuk kam marrë pare me lobu për ndonjë parti. Bindjet e mia janë profesionale dhe patriotike, i paraqes shumë haptas, pa reserva. Dihet që e përkrahi ndryshimin e drejtimit politik dhe ekonomik të Kosovës aktualisht dhe kërkoj korrigjim të LVV-së. Këto zgjedhje e përkrahi Bedri Hamzën për Kryeministër, por jo që Lumiri është më i dobët. Fjala është për qetësinë, stabilitetin, funksionalitetin dhe sigurinë që na duhen pas gjithë këtyre krizave. Bedri Hamza është Kryeministri më i duhur që i duhet Kosovës në këtë moment krize. E lista e LDK-së është më e forta dhe më kompetentja në këto zgjedhje. Këtë 10-she nuk mund ta kalojë askush këto zgjedhje për nga cilësia dhe është ekipi i duhur me i ndihmu Kosovës në këto momente dramatike bashkë me partitë tjera. Nr 10 se njoh po ka qëllu aty si trashigimtar i Ibrahim Rugovës:
1 Lumir Abdixhiku
2 Kujtim Shala
3 Hykmete Bajrami
4 Doarsa Xhelili
5 Lutfi Haziri
6 Avdullahu Hoti
7 Anton Quni
8 Jehona Lushaku
9 Ferid Agani
10 Uke Rugova






