Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Degës së PDK-së në Lipjan.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se PDK-së në Lipjan i janë rikthyer të gjithë aktivistët e devotshëm.
“Përtej përvjetorit, në Lipjan manifestuam edhe rikthimin dhe bashkimin e të gjithë aktivistëve të devotshëm, që nga themelimi i degës sonë atje, me vetëm një qëllim dhe kauzë përpara: fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme. E nisëm me Lipjanin, por karvanin e mobilizimit, rritjes e fuqizimit, do ta vazhdojmë në secilën komunë tjetër, në të gjithë Kosovën”, ka shkruar kreu i PDK-së.
https://www.facebook.com/share/p/L6s2Y62LLaDsEv8B/?mibextid=CDWPTG