16.9 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Shenjtërimi i Albulena Haxhiut

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës 

Ajo po shndërrohet në një shenjtore partiake me bekimin Albinit.

Dështimet e saj të shumta po trajtohen si vetëflijim, një lloj martirizimi demokratik për “kauzën” e partisë.

Albulena është aty “për idealet e partisë”, dhe sa më shumë dështon, aq më shumë e shenjtërojnë.

Albin Kurti në Këshillin Drejtues deklaroi sot se ai dhe LVV do të vazhdojnë të mbajnë të gjallë këtë “shenjtore të humbjes”, sall’ si dëshmi e gjallë se partia (LVV) do para se të gjithash flijim!

E kështu, në këtë realitet të përmbysur, sukseset e partisë maten me humbjet e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe në anën tjetër dështimet e Albulenës në Kuvend e ushqejnë karrierën e saj në parti.

Sepse këtu, suksesi nuk është të zgjedhesh por të mos largohesh, edhe kur duhet të largohesh.

Sepse Albini dhe Albulena e dinë që flijimi dhe shenjtërimi shkojnë huq po nuk pati një apokalipsë, për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit