Mediumi “Shënjestër” ka raportuar sot se gruaja e Salih Zybës është punësuar në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.
Sofije Zyba, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, është punësuar në Ndërmarrjen Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh.A.
Emërimi i saj si “Inxhiniere e Makinerisë” në Prishtinë mban datën 24 mars 2025.
Kontrata është 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi, sipas vendimit zyrtar që ka siguruar Shënjestër përmes qasjes në dokumente publike.