12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Shenjat që tregojnë se në krah keni partnerin ideal

- Advertisement -

Zakonisht themi se marrëdhëniet më të mira janë ato në të cilat ka shumë romanticitet. Por sipas Toni Coleman, i cili është ekspert për marrëdhëniet, vetëm romanca nuk mund ta çojë lidhjen shumë gjatë, pasi ai mendon se kur zgjedhim partnerin e jetës duhen bërë llogari si nga zemra ashtu edhe nga truri. Ja cilat janë 7 shenjat që tregojnë se keni gjetur partnerin e jetës – pa lule dhe çokollata!

Partneri juaj bën gjëra që ju pëlqeni (edhe kur ai nuk do)

Nëse partneri juaj bën gjëra të cilat ju i keni me të vërtetë shumë qejf, por ai jo edhe aq, kjo do të thotë se ai jo vetëm ju vlerëson por ka dëshirë t’ju shohë gjithnjë të lumtur. Kjo gjithashtu është një shenjë se ai nuk mendon vetëm për veten në një

Partneri juaj ka të njëjtat parime mbi punën si ju

Sipas Coleman, nëse keni një partner që nuk ndan të njëjtat parime mbi punën dhe karrierën me ju, atëherë do të përfundoni i vetmi që keni përgjegjësi në këtë marrëdhënie, çka nuk është aspak gjë e mirë. Nëse partneri juaj ndan të njëjtat parime dhe mbron të njëjtat vlera mbi punën, atëherë do ta keni shumë të lehtë të menaxhoni çdo situatë delikate ekonomike që mund t’ju rastisë në të ardhmen.

Partneri juaj është i prirur për t’ju ndihmuar me punët e shtëpisë

Duket në fakt si diçka që nuk ka shumë vlerë, por në lidhje afatgjatë këto janë disa nga gjërat që bëjnë diferencën. Ju nuk duhet të kujdeseni për partnerin tuaj njësoj si të ishit kujdestar/e i saj/tij, përkundrazi duhet të ndani detyrimet me njëri-tjetrin për t’u ndier sa më të barabartë.

Partneri juaj i mban premtimet

Ju nuk do të donit të kishit një marrëdhënie të gjatë me dikë që i pëlqen të jetë fëmijëror. Premtimet, nuk ka rëndësi nëse janë të mëdha apo të vogla, duhen mbajtur. Në rast se partneri juaj ju premton diçka dhe më pas nuk e realizon, ju humbni besimin tek ai dhe idenë se ju jeni prioritet. Ndërkohë, nga ana tjetër, një partner që mban premtimet është një partner tek i cili mund të mbështeteni gjithmonë.

Partneri ju vlerëson edhe në prani të familjarëve të tij

Kjo është një pikë kyçe e marrëdhënieve që kanë premisa për të zgjatur. Nëse partneri nuk ju vlerëson kur jeni në një takim me prindërit e tij, mos prisni t’ju vlerësojë përpara fëmijëve që ju do të keni bashkë. Por nëse ky i fundit ju vlerëson dhe tregon dashurinë ndaj jush edhe përpara familjarëve të tij, do të thotë se i njeh balancat dhe ju do vërtet.

Partneri ju inkurajon edhe nga ana intelektuale

Mund të duket si diçka jo romantike që partneri t’ju bëjë njerëz më të mirë nga ana intelektuale, por në fakt nëse shikoni pak më thellë do të kuptoni se kjo është diçka që e bëjnë vetëm personat që vërtet ju duan, shkruan blitz.al. Dikush që ju përmirëson, është dikush që duhet ta keni gjithnjë pranë sepse edhe marrëdhënia nuk bëhet e mërzitshme.

Partneri juaj komunikon çdo gjë me ju

Nëse doni që gjërat të funksionojnë duhet të ndani me njëri-tjetrin edhe mendime, pritshmëri, ndjenja dhe ankesa. Kualiteti i komunikimit tuaj duhet të shkojë përtej “Të dua” – duke qenë i aftë që partneri juaj të flasë edhe për tema si: financat, seksi, ndjesitë e këqija, është çelësi për një marrëdhënie të gjatë e të lumtur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit