![Shëndetësia, ekonomia dhe punësimi: Hamza merr sugjerimet e qytetarëve në Kamenicë për përgatitjen e programit zgjedhor (VIDEO) Shëndetësia, ekonomia dhe punësimi: Hamza merr sugjerimet e qytetarëve në Kamenicë për përgatitjen e programit zgjedhor (VIDEO)](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/10/FB_IMG_1728411149800.jpg)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori me qytetarë të Komunës së Kamenicës.
Hamza po ndjekë këtë formë krejtësisht të re, jotradicionale për ta hartuar programin e tij qeverisës, në mënyrë që ai t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës dhe të jetë sa më gjithëpërfshirës.
Ai po udhëton nëpër qytetet e Kosovës për të bashkëbiseduar me ta, për t’i dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre,
“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, ka thënë Hamza në takim me qytetarët e Kamenicës.
Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.
VIDEO PAMJE DHE DEKLARATA E BEDRI HAMZËS: