7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Shembullor, shumë i urtë”/ Foto e rrallë e Edi Ramës në fillore, shoqja e klasës: Pikturonte që atëherë

- Advertisement -

Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RadioTelevizionin Shqiptar ka treguar se në shkollën fillore ka qenë shumë e afërt me kryeministrin aktual, Edi Rama. Ajo që të për gjithë njihet si “Teta Keti”, ka rrëfyer në “E diell” edhe marrëdhënien që ka pasur me shokun e saj të klasës, kryeministrin, duke sjellë edhe një foto të tyre së bashku.

Pasi zbuloi se cili ishte Rama në fotografi, i bëri edhe një përshkrim të shkurtër, duke i evidentuar talentin që ka pasur për pikturën.

“Shembullor, shumë i urtë”/ Foto e rrallë e Edi 

EDI RAMA ME QARK TË KUQ

“Personi me bluzë të bardhë është Edi Rama. E kam pasur në klasë 8 vite. Që në klasë të parë, deri në klasë të 8. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Në orën e vizatimit, ai mbaronte të vetin dhe unë i thosha më ndihmo pak edhe me timin sepse kam qenë shumë e dobët. Kemi qenë në një bankë dhe kam pasur shumë miqësi. Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Ishte shumë i butë. Shkonim shpesh edhe në shtëpinë e tij, sepse mamanë e ka pasur dentiste, teta Neti. Nuk dukej në atë kohë si lider, ishte i butë,”- shprehet Gjoça për Ramën

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit