Gazetari Dukagjin Gorani, ka komentuar bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
Ai këtë e ka quajtur “shembull të keq”, duke thënë se situata ka shkuar deri në përpjekje për të “shfarosur njëri tjetrin”.
Sipas Goranit, Lëvizja Vetëvendosje e ka një pjesë të elektroatit që do subjekti politik të jetë sa më kundër ekstremisht kundërshtarëve politikë.
Ai shtoi në “Pressing” të T7, se tash kompromisi po konsiderohet “poshtërim”.
Sipas Goranit kriza më nuk është ligjore e politike, por kulturore dhe etike.
“Krijimi i një realiteti të tillë shoqëror ku kompromisi konsiderohet turpërim e poshtërim, dhe ku grupet kundërshtare etiketohen si armiqësore dhe ofendohen ektremishisht dhe insistohet me u zhduk ata politikisht, situata e tillë nuk lënë hapësirë për kompromis”.
“Ne nuk jemi në qorrsokak ligjor e politik, por kulturor e etik. Partia Vetëvendosje e ka një korpus elektoral që i intereson vetëm një punë me qenë kundër ekstremisht kundërshtarëve politikë, veç ajo iu intereson, e nëse bën kompromis rrezikon me humb elektoralin”, ka thënë ai.