4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Shembje rruge e gurësh pas vërshimeve, MI del me njoftim për disa rrugë me rrezik për çarkullimin

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës ka dalë me njoftim zyrtar për rrezikshmërinë në çarkullim në disa rrugë të Kosovës pas vërshimeve që goditën sot vendin.

Si pasojë e reshjeve të mëdha dhe vërshimeve mbrëmë, në disa rrugë të Kosovës ka pasur rrëshqitje gurësh dhe ka rritje të rrezikut për çarkullim.

Ekipet e mirëmbajtjes siç thonë nga MI janë duke i pastruar rrugët, ndërsa me theks të veçantë është përmendur rruga Pejë – Rugovë në segmentin 1.5 kilometra poshtë urës në Drelaj ku ka rrëshqitje të trupit të rrugës.

Ky është njoftimi i plotë:

Pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrēmshme, në disa rrugē të vendit tonë ka pasë rrëshqitje  gurësh dhe  si rrjedhojë e kësaj,rritje të rrezikut në trafik.
Ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në  teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla.
Në rrugēn Pejē -Rugovë,  në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar.
Kujdes I shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit