Shembje në Prishtinë që la pa rrymë një pjesë të konsumatorëve, KOSTT del me njoftim

- Advertisement -

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.

Si rrjedhojë, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e KOSTT-it, në bashkëpunim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji.

Nga KOSTT kërkohet mirëkuptim nga qytetarët e prekur nga kjo situatë.

Të ngjashme

Të fundit