Forcat e Inspektoratit të Territorit dhe forcat e policisë Shqiponja kanë ndërhyrë me dhunë në një familje, shtëpia e të cilëve ishte vendosur për tu shembur sot, në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Gazetarja e Ora News raporton se gratë e familjes janë tërhequr zvarrë nga punonjësit, sepse nuk pranuan të lirojnë shtëpinë.
Shembja e banesave të njësisë nr.4 që pritet të ndodhë ditën e sotme ka mbledhur banorët e njësisë numër 4 dhe njësisë numër 8 së bashku.
Banorët shprehen se nuk janë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Bashkia për banesat që po shemben në kuadër të projektit të rindërtimit.