3.7 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

- Advertisement -

Një urë në Hidrocentralin Shuangjiangkou, në jugperëndim të Kinës, u shemb të martën.

Një zyrtar nga rrethi Barkam në krahinën Sichuan ka thënë për gazetën “Global Times” se Ura Hongqi, që ndodhet pranë Hidrocentralit Shuangjiangkou, u shemb pasditen e së martës, por deri më tani nuk janë raportuar viktima.

Video të publikuara në internet tregojnë momentin kur struktura e urës rrëzohet në lumë, duke ngritur një re të madhe pluhuri në ajër.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se gjatë një patrullimi të hënën, personeli përkatës kishte vënë re çarje në sipërfaqen e rrugës në hyrje të urës dhe në shpatin përreth, pas së cilës ishte vendosur kontroll trafiku.

Ai ka shtuar se departamentet përkatëse janë dërguar në vendngjarje për hetime të mëtejshme, duke theksuar se deri tani nuk ka raportime për viktima.

Një deklaratë e publikuar në llogarinë zyrtare të qeverisë lokale në “WeChat” në mëngjes njoftoi se një pjesë e Urës Hongqi kishte qenë nën kufizime të përkohshme trafiku që nga e hëna, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi të martën në mbrëmje, duke cituar informacion nga zyrat lokale të transportit dhe sigurisë publike, se të hënën ishin vërejtur shenja deformimi në shpatin e malit në pjesën e djathtë të Urës Hongqi.

Sipas lajmit të CCTV-së, të martën pasdite, me përkeqësimin e deformimit dhe paqëndrueshmërisë së shpatit, shtrati i rrugës dhe pjesa hyrëse e urës në atë zonë u shembën.

Të ngjashme

Të fundit