Analisti Dukagjin Gorani është duke e komentuar në Pressing në T7 krizën në Lindjen e Mesme, Iran-Izrael.
Ai tha se 50 vite rresht ky rajon është “helmu me të folmen ekstreme”.
“Duhet me pranu që ekziston një superfuqi e organizuar, e strukturuar dhe teper efikase në rajonin e Lindjes së Mesme e ajo s’është Irani, por Izraeli. Motivi i luftës që ka nisë për mua është i parëndësishëm…50 vjet ai rajon është helmu me të folmen ekstreme. Me ardhjen e regjimit aktual të Iranit në pushtet në vitin 79-të, qajo e folme ekstreme patentohet. Shndërrohet në të folme zyrtare”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.
“Republika e re islamike e nënkupton luftën kundër Perëndimit, lufta kundër Perëndimit-ideja e Perëndimit si e keqja e madhe, ideja e Shteteve të Bashkuara si udhëheqësi i së keqës së madhe – Shejtani i madh. Izraeli si piun, si nëndegë e shejtanit të madh në Rajonin e Lindjes së Mesme, krejt këto fillojnë me u shndërru në një të folme qeveritare dhe pushtetare”, tha Gorani.
“Shejtanin e madh duhet me çbi, shejtani i vogël- Izraeli nuk ka të drejtë me ekzistu. Perëndimi është hemisferë e degjeneruar…”, tha Gorani se për 50 vjet është folë në këtë mënyrë atje.
“Tash lufta është fut në një fazë ku po hetohet që fundi i saj do të jetë vetëm fundi i ajetollahëve”, tha Gorani.
“Mendoj që do përfundojë me ndërrim të regjimit. Kërkesa e sotme për rikthim në negociata është përpjekje e pushtetit aktual në Iran me shpëtu vtëveten”, tha ai.