13.5 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Sheikh Al Thani zbuloi planet e tij për të ardhmen e Man United

- Advertisement -

Deklarata zyrtare e Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani, e lëshuar pas ofertës për Manchester United, zbuloi planet e tij për të menaxhuar klubin.

A Thani, për të cilin thotë se ka qenë një mbështetës i përjetshëm i United, është kryetar i bankës së Katarit QIB dhe një anëtar i familjes mbretërore në pushtet, pasuria neto e së cilës është rreth 335 miliardë dollarë, shkruan abcnews.al.

Sheiku ka plane të mëdha për klubin, të cilat përshkruhen në këtë deklaratë.

Ky është teksti i tij i plotë:

“Sot, Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani konfirmoi se ai po aplikon për një 100% të aksioneve në klubin e futbollit Manchester United. Qëllimi kryesor i kësaj oferte është t’i rikthejë klubit lavdinë e dikurshme si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Aplikimi do të jetë plotësisht i pavarur nga kreditë. Fondacioni Sheikh Jassim Nine Two do të investojë në ekipet e futbollit, objektin stërvitor, dhe stadiumin.

Vizioni ynë është që Klubi i Futbollit Manchester United të njihet për aftësitë e tij në futboll dhe të konsiderohet klubi më i madh i futbollit në botë.

Përveç Sheikh Al Thani, Glazers morI oferta nga Sir Jim Ratcliffe dhe grupi amerikan Elliott Investment Management.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit