Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu njofton se LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare 2025.
Ai falënderoi të gjithë votuesit, derisa pohon se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të rikonfirmojnë fitoren e LDK-së më bindshëm dhe më fuqishëm se asnjëherë më parë, pa balotazh.
“Faleminderit të gjithë votuesve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, të cilët kanë konfirmuar besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dallimi në mes të LDK dhe partisë së dytë në Junik është rreth 5%. Faleminderit po ashtu kryetarit të LDK z. Lumir Abdixhiku, kryesisë, forumit rinor dhe forumit të gruas, strukurave të tjera të partisë dhe të gjithë pëkrahësve të LDK.
Komuna është e qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia për paranë publike nuk janë opsione por detyrime ligjore. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me intensitetin e lartë të punëve dhe projekteve me rëndësi për të zhvilluar më tutje Junikun dhe për të rritur mirëqenien e të gjithë junikasve pa dallim. Ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale do të konfirmojmë fitoren e LDK më bindshëm dhe më fuqishëm se asnjëherë më parë, pa balotazh”, shkruan ai.