Partia Mundësia për momentin ka një projeksion për dy mandate në Tiranë, duke i marrë një mandat Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, duke e zbritur në kuotën e 13 mandateve, vetëm një më shumë se lista e sigurtë.
Gara duket shumë e ngushtë, ndaj pritet “luftë” deri në kutitë e fundit për këtë mandat mes këtyre dy forcave.
Ndërkohë partitë e tjera të reja, Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet pritet të marrin nga një mandat secila.