3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Shefqet Krasniqi: M’dhimbset Shkurte Fejza që s’është fetare, se ka larg vdekjen

- Advertisement -

Hoxha i njohur kosovar, i cili shërbeu ushtarakisht gjatë luftës në Kosovë, Shefqet Krasniqi dje me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka folur për sakrificat gjatë periudhës së çlirimit.

Mes tjerash, ai foli edhe për artin, kryesisht muzikën që shërbeu edhe si frymëzim gjatë asaj periudhe.

Padyshim që ndër këngëtaret të cilat dhanë kontribut për frymën patriotike është këngëtarja, Shkurte Fejza, për të cilën Krasniqi tha se nuk ka kontribuar pa para, teksa adresoi kritika për të gjithë këngëtarët që sipas tij i shohin vetëm paratë.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, u shpreh Krasniqi në Tëvë 1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit