6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Shefki Kuqi s’do të jetë më trajner i Feronikelit 74

- Advertisement -

Shefki Kuqi nuk do të jetë më trajner i Feronikelit 74.

Tri humbjet radhazi në fillim të këtij sezoni kanë bërë që trajneri kosovar të ndahet me klubin nga Drenasi.

Ndonëse mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit nga “Rexhep Rexhepi”, “Gazeta Express” mëson nga burime brenda klubit se palët tashmë janë ndarë.

Më saktësisht, ish-futbollisti i njohur kosovar është shkarkuar dhe ai do t’i përfitojë 100 mijë euro të klauzolës së shkarkimit, pasi që kështu parashihej në kontratën e tij.

Kuqi, i cili dikur kishte luajtur në Premierligë, e kishte marrë në dorë “Niklin” në edicionin e kaluar dhe kishte arritur ta shpëtonte pa rënë nga liga.

Ndërsa, edicionin e ri e nisi me probleme dhe me vonesë organizimi në klub dhe kjo u reflektua edhe në fushën e blertë.

Për këtë, në bazë të burimeve të gazetës, nga kjo fundjavë Shefki Kuqi nuk do të ulet më në bankinën e Feronikelit 74.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit