6.1 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Shefja e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit kritikon qeverinë, e përmend edhe arrestimin e 16 serbëve

- Advertisement -

Shefja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, në seancën e Këshillit të Sigurimit ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për siç tha, veprimet e njëanshme të ndërmarra në veri të vendit.

Ziadeh tha shoqëria civile dhe liderët politikë lokalë në veri ankohen për mbylljen e qendrave për punë sociale të udhëhequra na Serbia dhe ndikimin socio-ekonomik që ato kanë pasur.

Sipas Ziadehit serbët lokalë të Kosovës nuk shohin alternativë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nevojës që sipas saj, serbët e Kosovës ta “rikthejnë një ndjenjë të zotësisë në kuptimin e sistemit të vetëmenaxhimit brenda Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Ata i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i mbështes të gjitha përpjekejt për një angazhim të ripërtrirë në mirëbesim nën procesin e normalizimit. Palët, gjithashtu kanë ngritur brenga për sa i përket ngacmimit seksual të pretenduar të një serbe në publik. Të gjitha ato pretendime duhen hetuar. Kohë pas kohe kam shprehur brengat e mija për sa i përket mbylljes së institucioneve të udhëhequra nga Serbia dhe pasojave që kanë në të drejtat sociale dhe ekonomike, sidomos ata persona që janë në gjendje të cenueshme”.

“UNMIK-u do të vazhdojë monitorimin e ngushtë të atij ndikimi. Ritheksoj thirrjen time për t’u përmbajtur nga veprimet e njëanshme dhe inkurajoj që cështjet e mbetura të diskutohen brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“Vendimi i vonë i Qeverisë së Kosovës që të regjistrojnë dokumentet e statutit civil është i mirëpritur. Ky është një komponent i rëndësishëm në trajtimin e cështjeve të statusit civil që ballafaqohen banorët serbë në veçanti. Megjithatë, ka mangësi që mbeten për sa i përket shtrirjes, interpretimit dhe zbatimit të atij vendimi. Inkurajoj avancimin e përpjekjeve për të kontaktuar me komunitetet duke mbështetur zgjatjen e afatit që aktualisht është 30 prilli”, tha Ziadeh, njofton Klankosova.tv.

Ziadeh gjatë fjalës së saj e ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ku ritheksoi thirrjen e saj për një hetim gjithëpërfshirës për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës, teksa dënoi edhe sulmin që ndodhi në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill.

“I inkurajoj të gjithë liderët që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, që ta shmangin eskalimin, të bashkëpunojnë që t’i sjellin kryesit para drejtësisë. Më shumë se një vit që prej incidentit serioz të sigurisë në Banjskë, ritheksoj rëndësinë për sigurimin e llogaridhënies përmes procedurave të drejta dhe të pavarura gjyqësore”.

“Ky rast dhe ai i Ibër-Lepencit theksojnë nevojën për angazhim efektiv me mekanizma të ndihmës së ndërsjell juridike për të përkrahur ndjekjen penale dhe hetimet. Po ashtu dua të shpreh brengen time për sa i përket mjetit eksploziv që është hedhur në një zyrë postare të hapur tash së voni në Zveçan më 1 prill. Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe duhet të hetohen menjëherë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv .

Shefja e UNMIK-ut në Kosovë më tej kërkoi nga Inspektorati Policor i Kosovës që t’i hetoj keqtrajtimet e pretenduara nga ana e Policisë së Kosovës në veri, dhe sipas saj, të shoh përdorimin e masës së paraburgimit.

“Nënvizoj rolin qendror të IPK-së në të siguruarit të hetimeve të pavarura për sa i përket pretendimeve të përdorimit të tepërt të dhunës dhe keqtrajtimit nga Policia e Kosovës duke përfshirë ndaj të miturve. Inkurajoj që ato gjetje të bëhen publike në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe besimin institucional”.

“Derisa IPK-ja ka hapur një numër rastesh, vazhdimësia dhe veprimet disiplinore janë thelbësore për të zmbrapsur përsëritjen e veprimeve të tilla. Inkurajoj autoritetet që të zbatojnë procedurat, duke përfshirë përdorimin e alternativa, përfshirë masën e paraburgimit”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Ziadeh e përmendi edhe arrestimin e 16 serbëve më 5 dhe 6 prill, derisa të njëjtit, sipa saj, ishin për vizitë fetare në Pejë.

“Theksoj arrestimin e 16 individëve në Gjakovë dhe Prizren më 5 dhe 6 prill derisa ishin për vizitë fetare në Pejë, derisa shumica e pelegrinëve janë liruar, katër janë në mbajtje për 30 ditë. Në interes të të drejtave të komuniteteve, zbatimi i plotë i ligjit për përdorimin e gjuhëve mbetet gjë themelore. Vërej skadimin e mandatit të komisionerit të gjuhëve në fillim të vitit 2025 dhe ritheksoj thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për autoritetet e Kosovës që të ndërmarrë masa të shpejta për të emëruar komisionarin e ri për të siguruar promovimin dhe ruajtjen e të drejtave gjuhësore dhe të komuniteteve”.

“Ndërtimi i besimit mbetet fundamental për të nxitur një të ardhme prosperuese dhe stabile për të gjitha komunitetet në Kosovë. Përkundër sfidave që reflektojnë një mungesë besimi te institucionet, UNMIK-u qëndron i palëkundur në përkushtimin e tij dhe kemi pasur iniciativa që mbështesin sundimin e ligjit dhe promovojnë në mënyrë aktive gjithëpërfshirjen e grave dhe të rinjve në proceset e paqes”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit