21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Shefi i Wagnerit: Trupat ruse mund ta fitojnë kontrollin e Bahmutit në 3-4 javë

- Advertisement -

 

Komenti, që i është atribuuar atij në Telegram, ka ardhur vetëm disa ditë pasi Prigozhin ka pretenduar se Bahmuti ka rënë në duart e forcave ruse, shkruan REL.

Rusia është ende duke tentuar të shkëpusë linjat e furnizimit për ukrainasit, çka do të mundësonte hyrjen në qytet nga drejtime të ndryshme, si dhe shkatërrimin e “objekteve ushtarake kyçe”, ka thënë ai.

Prigozhin ka folur edhe për dhjetëra varreza të mercenarëve të grupit të tij.

“Kjo varrezë një ditë duhet të shndërrohet në vend përkujtimor për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ai, duke shtuar se trupat e tij janë përballur me humbje të mëdha në luftën për Bahmutin, në javët e fundit.

“Po, kjo varrezë është duke u rritur”, ka thënë ai.

Trupat ukrainase kanë luftuar ashpër për të mbrojtur Bahmutin kundër sulmeve të trupave ruse që janë duke u ndihmuar nga mercenarët e Wagnerit

 

Të ngjashme

Të fundit