Gjatë raportimit në komisionin për siguri të Kuvendit, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, Bekë Berisha e ka quajtur staf i Ministrit Xhelal Sveçla. Lidhur me këtë ka reaguar Mehmeti.
Mehmeti tha se nuk është staf i ministrit Xhelal Sveçla, por nënkolonelme gradë.
“Unë as nuk jam staf i ministrit e as nuk mundem me qenë staf i ministrit. Unë e kam gradën nënkolonel dhe nesër kur nuk jam drejtor i policisë, unë kthehem në pozitën e nënkolonelit”, deklaroi ai.
Deputeti Berisha, reagoi duke thënë se ministri Sveçla ka thënë se Mehmeti është staf i tij.
“Më pat thënë ministri që ky është stafi jem, për atë po të them”, tha Berisha.