20.1 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Shefi i OSBE-së në Kosovë mirëpret vendimin e KQZ-së: Procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë

- Advertisement -

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më 21 prill të votohet për ose kundër largimit të katër kryetarëve në komunat veriore.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në X, Davenport ka mirëpritur këtë vendim, derisa bëri thirrje që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Verifikimi i Komisionit Zgjedhor të Kosovës për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të 4 komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente.” – ka thënë ai.

Ndryshe, të premten Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e sekretariatit që votimi për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të mbahet më 21 prill të këtij viti.

Rekomandimi është miratuar më 8 vota pro dhe dy abstenime. Në këtë mbledhje kanë abstenuar dy përfaqësuesit e PDK-së.

“Më 8 vota për, dy abstenime, miratohet data për mbajtjen e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve më datë 21 prill 2024.” – ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Të ngjashme

Të fundit