Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se OSBE-ja përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.
Mirëpo, ai ka kërkuar që hapat e qeverisë për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e Komisionerit.
“Ne mbështesim Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrit në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi. Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport.