8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shefi i OKB-së: Të paktën 16 mijë njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

- Advertisement -

Mijëra njerëz kanë humbur tashmë shtëpitë e tyre dhe uji i pijshëm u rrezikua për “mijëra të tjerë” për shkak të shkatërrimit të digës në Ukrainë, sipas shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Organizata ndërkombëtare nuk ka ndonjë informacion të pavarur se si shpërtheu diga, tha sot Guterres, por ai e quajti atë një “katastrofë monumentale humanitare, ekonomike dhe ekologjike”, shkruan Skynews.

“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike civile duhet të ndalen. Ne duhet të veprojmë për të garantuar llogaridhënien dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”, u tha Guterres gazetarëve.

OKB-ja po koordinohet me qeverinë ukrainase të dërgojë ujë të pijshëm dhe tableta për pastrimin e ujit, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit