6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Shefi i OKB-së: Të gjithë duhet ta pranojnë të drejtën e palestinezëve për shtetësi

- Advertisement -

E drejta e popullit palestinez për shtetësi “duhet të njihet nga të gjithë”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ai këtë e tha në samitin e Lëvizjes së të Paangazhuarve në Ugandë të shtunën, raporton The Guardian.

“Refuzimi për të pranuar një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës për shtetësi për popullin palestinez, janë të papranueshme”, u shpreh Guterres.

Sipas tij një qëndrim i tillë “do të zgjasë pafundësisht një konflikt që është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale; përkeqëson polarizimin; dhe inkurajon ekstremistët kudo”.

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë”, theksoi sekretari i OKB-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit