3.9 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Shefi i NATO-s: Tensionet janë rritur, Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog

- Advertisement -

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për media, ka folur për tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjatë konferencës për shtyp theksoi se NATO është e shqetësuar për tensionet muajt e fundit në rajon, dhe i ka bërë thirrje palëve që ti ulin tensionet. Ndërsa e bëri të ditur se rruga e drejtë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbi është dialogu.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg.

Më tej Stoltenberg foli edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se NATO ka rritur prezencën e saj në Kosovë për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet.

“Si rezultat i sulmeve që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën. NATO është aty për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet dhe kemi shtuar qindra trupa që të sigurohemi që të përmbushim mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara”, ka përfunduar Stoltelberg.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit