5.2 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin – shumë pak dihet se çka diskutuan

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takua me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në Palm Beach, Florida.

Kështu ka deklaruar sot një zëdhënës i aleancës ushtarake transatlantike, i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth takimit, shkruan reuters.

“Ata diskutuan mbi një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca”, tha në një deklaratë të shkurtër zëdhënësja, Farah Dakhlallah.

Të premten, NATO nuk iu përgjigj kërkesave për koment lidhur me raportimet e mediave holandeze se Rutte – ish-kryeministër i Holandës – kishte udhëtuar drejt shtetit amerikan me një aeroplan të qeverisë holandeze për t’u takuar me Trumpin.

Rutte konsiderohej gjerësisht si një nga liderët më të aftë evropianë në krijimin e një marrëdhënieje të mirë pune me 78-vjeçarin gjatë mandatit të tij të parë, 2017-2021, si president i SHBA-së.

Ndryshe, Trump do të nis punën si president i ri amerikan më 20 janar dhe pritet të merret me luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, të cilat çështje besohet se mbrëmë i ka diskutuar me shefin e NATO-s.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit