Home Ballina Shefi i NATO-s sërish u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim

Shefi i NATO-s sërish u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim

0
Shefi i NATO-s sërish u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua me kryeministren, Kaja Kallas të Estonisë në selinë e NATO-s të mërkurën për bisedime për përgatitjen e Samitit të Vilniusit.

Ai gjatë takimit ka folur edhe për situatën në Kosovë ku u ka bërë thirrje të dy vendeve për shtensionim të situatës në veri dhe se Kosova dhe Serbia duhet që t’i rikthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE.

“Të përmendi edhe Kosovën, për të cilën diskutuam në takimin tonë. Misioni ynë KFOR po vazhdon të përmbushë mandatin e tij, që buron nga OKB-ja, në mënyrë të paanshme. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë mëtutje tensionet. Dhe të kthehen menjëherë te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme përpara”, ka thënë Stoltenberg, raporton faqja zyrtare e NATO-s.

Exit mobile version