16.7 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Shefi i NATO-s, Mark Rutte pritet nga Edi Rama në Tiranë – VIDEO

- Advertisement -

Në kuadër të zhvillimeve të rëndësishme që po mbahen sot në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga takimi, duke bërë të ditur se diskutimet u fokusuan në forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në NATO.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.

Takimi vjen në të njëjtën ditë kur Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku janë mbledhur liderë nga mbarë Evropa për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e kontinentit.

Të ngjashme

Të fundit