13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shefi i NATO-s: Kosova dhe Serbia të ndalin veprimet që mund të rrisin tensionet në veri

- Advertisement -

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëri ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë që të shtensionohet situata në veri të vendit.

Këto komente Stoltenberg i bëri para takimit të shteteve anëtare të BE-së, ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Situata në Kosovë dëshmon edhe bashkëpunimin NATO-BE. NATO mbështet fuqimisht përpjekjet e Bashkimit Evropian, përpjekjet diplomatike që BE-ja lehtëson dialogun me procesin tonë ushtarak në terren, forcat e KFOR-it. Ne kemi shtuar praninë tonë atje dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të de-eskalojnë situatën, dhe të ndalin çdo veprim që mund të rrisë më tej tensionet dhe të angazhohet në mirëbesim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutojnë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit