11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shefi i mercenarëve Wagner kërcënon presidentin Macron: Mund t’ia nxjerrim dhëmbët me pincë

- Advertisement -

Yevgeny Prigozhin “nxehet” përsëri.

Këtë herë ai u nxit nga parlamenti francez që e ka cilësuar grupin e tij të mercenarëve Wagner si një organizatë terroriste – dhe të mërkurën ai kërcënoi drejtpërdrejt presidentin francez Emmanuel Macron.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët rusë, Prigozhin pohoi se Wagner “po shpëtonte njerëzit në Afrikën Qendrore” – ku Wagner ka fituar një bazë të fortë dhe “zvogëluar ndikimin” e pranisë së Francës në rajon.

“… Ne mund t’ia nxjerrim dhëmbët Macronit me pinca dhe, në përgjithësi, dhëmbët e të gjithëve që flasin fëlliqësira (rreth Wagner)”, citohet të ketë thënë ai, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

Të martën, ligjvënësit francezë i bënë thirrje BE-së të regjistrojë Wagner-in në listën e grupeve terroriste të bllokut dhe të zbatojë më shumë mjete ligjore për ta bërë të pamundur aktivitetin financiar të Wagner-it në Evropë.

Ndryshe, BE sanksionoi vetë Prigozhin në prill të vitit të kaluar.

“Ata nuk janë thjesht mercenarë, ka një vullnet për të masakruar civilët për përfitime politike … për të destabilizuar institucionet”, ka thënë për Politico, Benjamin Haddad, një deputet që i përket partisë së Macron, përpara votimit të së martës.

Mercenarët e Wagner-it kanë marrë një rol aktiv në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Kremlini, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm politik publik midis Prigozhin dhe zyrtarëve rusë të mbrojtjes.

Grupi paraushtarak është i përfshirë kryesisht në betejën e Bakhmutit, e cila është kthyer në një ngërç midis forcave ruse dhe ukrainase.

Wagner dyshohet se ka regjistruar video të shumta që tregojnë torturimin dhe madje prerjen e kokave të robërve të luftës.

Në prill, dy ish-komandantë dhe ish-të dënuar të Wagner-it pranuan se kishin vrarë civilë dhe fëmijë ukrainas me urdhër të Prigozhin.

Ndërkohë në vitin 2022, mercenarët regjistruan një video në të cilën dyshohet se ekzekutonin ushtarin e tyre me çekan, pasi e akuzonin për bashkëpunim me forcat ukrainase.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit