Home Lajme Shefi i kabinetit të Presidentes Osmani e quan Serbinë republikë bananesh

Shefi i kabinetit të Presidentes Osmani e quan Serbinë republikë bananesh

0
Shefi i kabinetit të Presidentes Osmani e quan Serbinë republikë bananesh

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur shtetin serb, republikë bananesh.

Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se mediet në Serbi e kanë portretizuar sulmin terrorist si shkak të rrëmbimit të policëve, derisa sipas tij, tani gjykata në Kralevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje.

“Serbia nën Vuçiqin është një republikë bananesh pa ligj. Mediat e regjimit të saj e kanë portretizuar gabimisht “sulmin terrorist” si shkak të rrëmbimit të policëve të Kosovës. Tani, gjykata në Kraljevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje. Vuçiq duhet të lirojë menjëherë oficerët!”, ka shkruar Vela.

Exit mobile version