1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Shefi i kabinetit të Kurtit publikon shpenzimet mesatare të të gjitha qeverive, e quan kabinetin ku punon me të përgjegjshmin

- Advertisement -

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka publikuar disa grafika me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.

Dalipi vlerësoi në Facebook se kabineti i shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti është më i përgjegjshmi sa i përket shpenzimeve, krahasuar me të gjitha kabinetet qeveritare paraprake.

“Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%. Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021”, shkroi Dalipi në Facebook.

Sipas të dhënave të publikuara nga ai, Qeveria Kurti I ka pasur më së paku shpenzime mesatare mujore (1,188 euro). Ndërsa kabineti që ka shpenzuar më së shumti, sipas këtyre të dhënave, del të jetë ai i Qeverisë Thaçi II me 4,041 euro të shpenzuara mesatarisht çdo muaj.

Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%,…

Posted by Luan Dalipi on Sunday, January 16, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit