7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shefi i gjermanëve në Këshillin e Evropës: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim

- Advertisement -

Në prag të prezantimit të raportit faktmbledhës ( 27.03.24) Dora Bakojanis, raportuese e Këshillit të Evropës (KiE) për Kosovën, në Komisionin e Çështjeve Politike, deputeti gjerman socialdemokrat Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të KiE, është optimist. Në një intervistë me Deutsche Welle-n ai flet për shansin historik të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

DW: Zoti Schwabe, ju jeni një përkrahës proaktiv i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pse?

Frank Schwabe: Unë jam një nga ata që dëshirojnë që Kosova të bëhet anëtare tani, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA, si do të ndryshojë situata politike. Pra, Kosova është dukshëm më përpara në aspektin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit sesa disa shtete të tjera që tani janë anëtarë të Këshillit të Evropës. Në këtë aspekt, do të thoja se Kosova në thelb i plotëson këto kushte. Por me vendimin që do të marrim do të ketë një listë të tërë, disa faqe, të obligimeve që Kosova duhet t’i përmbushë dhe t’i marrë.

DW: Kosova tashmë ka bërë kompromis me Manastirin e Deçanit. A po shtohen tani kushte të tjera që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë?

Frank Schwabe: Ne jemi Këshilli i Evropës dhe jo Bashkimi Evropian, që do të thotë se ne nuk simulojmë negociatat. Për shembull, Serbia nuk është as në tavolinë kur flasim për marrëdhëniet e Këshillit të Evropës me Kosovën. Ka gjëra që Kosova duhet t’i bëjë gjithsesi, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë. Çështja e Manastirit të Deçanit ishte një prej tyre: Ishte një manastir ortodoks serb, por ishte një çështje e brendshme e Kosovës. Ishte e rëndësishme të zgjidhej kjo. Kishte një vendim gjykate në Kosovë, i cili nuk zbatohej. U zgjidh me rastin e këtij anëtarësimi të mundshëm. Nëse ky sjell një dinamizëm më të madh në procesin e negociatave ndërmjet BE-së, SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë, atëherë do ta mirëprisja shumë këtë. Shpresoj që të gjithë duhet të punojnë në mënyrë konstruktive për këtë, sepse ka një shans historik për zgjidhje.

DW: A jeni optimist se mund të ketë sukses?

Frank Schwabe: Unë po angazhohem që të ketë një shumicë prej dy të tretash, si në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe besoj se do t’ia dalim. Kjo është detyria im e drejtpërdrejtë sepse unë jam kryetar i delegacionit gjerman por edhe i gruipit më të madh parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë shpresoj që në më pas kjo shumicë prej dy të tretash të arrihet në nivelin e Komitetit të Ministrave të Jashtëm të 46 shteteve, që do të mblidhet në maj.  Por konstatoj se ka shtete që duan ta kombinojnë të gjithë situatën me negociatat që po zhvillohen në nivel të BE-së dhe me SHBA-në dhe Serbinë. Unë jam nga ata që mendoj se duhet të shikojmë vetëm situatën në Kosovë. Dhe kushtet për anëtarësim tani janë plotësuar. Jam shumë i sigurt se do të arrijmë një shumicë prej dy të tretash në nivel parlamentar dhe shpresoj që këtë do ta marrim edhe në nivel qeverie.

DW: Serbia po e pengon Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe madje po kërcënon të tërhiqet nga kjo organizatë. Si e komentoni ju kete.

Frank Schwabe: E vetmja gjë që mund të them është se është në interesin e Serbisë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Pse? Sepse nëse një shtet është anëtar i Këshillit të Evropës, aty automatikisht përfshihet mbrojtja e të drejtave të pakicave. Dhe nëse zoti Vuçiq sheh kërcënime në Kosovë, sigurisht që duhet të flasim për këtë, çfarë të drejtash kanë pakicat serbe në Kosovë? Atëherë ai duhet të ketë shumë interes që ata të bëhen anëtarë të Këshillit të Evropës, sepse në një proces monitorimi çështja e pakicave kombëtare do të luajë menjëherë një rol të madh: Për shembull, në çështjen e zgjedhjeve. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe nivelin lokal. Dhe besoj se në fund kjo është edhe në interes të Serbisë. Prandaj ne të gjithë duhet të jemi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në mënyrë që të kemi mundësi të kemi ndikim atje.

Frank Schwabe është deputet socialdemokrat në Parlamentin Gjerman (Bundestag). Ai është  ndër të tjera kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar. partiak më të madh në të.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit