I pyetur nëse gjesti i Xhakës ishte provokim politik ndaj Serbisë, shefi i futbollit zviceran e mohoi duke u thirrur në hetimin e FIFA-s i cili e cilësoi si normal festimin e Xhakës me fanellën Jashari.
“Shikoni, ne i kemi 186 kombësi të ndryshme në SFV. Ne kemi vlera të cilat janë shumë të rëndësishme për ne. Por nëse ne fillojmë të komentojmë në gjeste të cilat mund të kenë qëllime politike, kjo nuk do të mbaronte kurrë. FIFA e nisi një hetim, por nuk e pa tërë këtë si gjest politik dhe nuk na ndëshkoi neve dhe Granitin”, shtoi ai.