![Shefi i EULEX-it dhe i OSBE-së vizitojnë BIK-un për Kurban Bajram, Tërnava ia përmend bllokimin e rrugëve në Graçanicë Shefi i EULEX-it dhe i OSBE-së vizitojnë BIK-un për Kurban Bajram, Tërnava ia përmend bllokimin e rrugëve në Graçanicë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/Polish_20230628_102316373.jpg)
Shefi i ri i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX, Giovanni Pietro Barbano dhe ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, kanë vizituar ndaras Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Fillimisht, Barbano u shpreh se “është tejet e rëndësishme të respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve që banojnë në Kosovë”.
Myftiu Tërnava njëkohësisht i uroi shefit të ri ditë të mira në Kosovë.
E ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, uroi myftiun për Kurban Bajram dhe e falënderoi për mesazhin e paqes e të solidaritetit që sipas tij po e jep BIK-u çdo ditë.