24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Shefi i BE-së i gëzohet lajmit për peticion: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në Veri

- Advertisement -

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u shpreh i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë.

“I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”.

Ai bëri thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok e në Zveçan, raporton Gazeta Express.

“I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”.

Szunyog tha se “mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit