-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Shefi ekzekutiv i Man City: Reali e meritoi humbjen nga PSG, Chelsea, City dhe Liverpool

- Advertisement -

Shefi ekzekutiv i Manchester City, Ferran Soriano ka folur në lidhje me Ligën e Kampionëve.

Sezonin që lamë pas, Real Madrid arriti të shpallej kampion në garën më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve.

Gjatë fazës së eliminimit direkt ‘Mbretërit’, në tri ndeshjet e zhvilluara ishin buzë eliminimit, por ishte karakteri i klubit që i ndihmoi dhe arritën të kalonin tutje.

Por, sipas shefit ekzekutiv të Manchester City, Ferran Soriano, Real Madridi e ka fituar me fat Ligën e Kampionëve dhe se kanë merituar të humbin ndaj gjigantëve evropian.

“Njerëzit tani flasin për suksesin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se është e drejtë të thuhet se ka pasur pak fat. Ndoshta mund të them se ata e merituan humbjen kundër PSG, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool”, tha spanjolli.

Real Madridi në fazën e 1/16 e mposhti 3:2 Paris Saint Germain, 5:4 arritën fitore ndaj Chelsea në 1/8 e finales, në gjysmëfinale e mposhtën Cityn 6:5, kurse në finale fituan me rezultat minimal 1:0.

Kështu, duke u shpallur kampion të Ligës së Kampionëve për herë të 14 në histori të kësaj gare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit