Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pasi u pyet për arrestimin e kreut të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe reagimin e tij për këtë çështje, ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka miqësi me njerëzit në borde dhe është bërë kreu i lidhjeve korruptive.
Po ashtu, ai i ftuar në Debat Plus, ka thënë se Kurti interviston edhe vendimmarrësit më të vegjël në borde.
“Nëse është e vërtetë që Kurti ka email komunikimi me drejtorin, nuk po ja përmendi emrin, prezumimi i pafajësisë ekziston, po dua të ia ruaj familjen e fëmijët. Nëse Kurti ka emaila ku flet për çështje konkrete të tenderëve, vërtetohet se Kurti a e ka interesin te financat apo diçka tjetër ai le ta deklaron, por që është krijuar një lidhje e shkurtër korruptive, që shef është Kurti. Nuk ka lidhje me shkru kryeministri me telefon, por dihet mënyra e komunikimit”, është shprehur ai.
“Nëse kjo lidhje e shkurt korruptive, ka shef ai është shefi i Qeverisë, Albin Kurti. Sepse ai personalisht iu sigurojë që interviston edhe vendimmarrësit e vogël. Nëse ka qejf Kurti në studio ja jap me emër dhe mbiemër se kujt i ka bërë intervistë dhe pyetjet që ia ka bërë. Dhe jo vetëm një por të gjithë. Kurti duke u ndodhur në një marrëdhënie kaq të afërt nuk e gjeti guximin me mbet në anën e ligjit, dhe e shfrytëzoj si pretekst kundërshtimi i mëhershëm me një prokuror”, ka thënë tutje ai.
Ai ka thënë se kur ka qenë në Qeveri nuk ka pasur në borde njerëz vetëm nga partia e tij, por edhe ata me partitë tjera kanë pasur mundësi të bëhen shokë por siç është shprehur ai të paktën kanë pasur frik nga njëri-tjetri.
“Por VV-ja i ka fituar 51 për qind së bashku me presidenten Osmani, dhe tani ata e kanë lirin me dërgu këndo kudo sepse i kanë mundësitë nuk mundet me i ndalë askush”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se ka biseduar me Kurtin dhe i ka thënë të ketë kujdes se po krijon lidhje të shkurtra korruptive. Megjithatë, sipas tij, kur miqësohesh me këta persona, nuk e sheh më të keqen dhe fillon të jetë diçka e natyrshme.