-10.7 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Shef i Byros së Konfiskimit, të bëhet Martin Berishaj!

- Advertisement -
Nga Dardan Molliqaj

 

Edhe me ndryshimet e bëra, Byroja për Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ngelet një instrument i sofistikuar politik i Albin Kurtit.

LDK iu përgjigj me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Bash kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në VV. Inferioriteti në LDK po e çon atë te pushteti, ende pa marrë pushtet.

Nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve drejtuese e mbikëqyrëse të Byrosë. Drejtori i Byrosë do të zgjedhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, nga 5 anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të këtij institucioni, 4 janë nën kontrollin politik të Qeverisë duke pamundësuar një mbikëqyrje të pavarur. Zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe Auditori i Përgjithshëm zgjedhën me shumicë të votave në Kuvend, përderisa Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare zgjedhet nga Qeveria.

Ndryshimet e bëra në projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme as për së afërmi nuk e kanë zbehur karakterin e këtij institucioni si një mekanizëm për të bërë gjueti shtrigash. Për më tepër, ndryshimet e bëra vetëm sa i kanë shërbyer një fshehjeje të sofistikuar të kontrollit absolut që pushteti do ta ketë mbi këtë institucion.

Pritshmëritë se nga ky mekanizëm gjykatat tona do stërngarkohen me lëndë e për pasojë do shkaktojnë pasiguri të mëdha në raport me të gjitha pronat që do bëhen objekt shqyrtimi nga to, vazhdojnë të jenë reale dhe tejet shqetësuese

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit