-5.7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Shcolz i ashpër me nënpresidentin amerikan: Gjermania nuk pranon njerëz që ndërhyjnë në demokracinë tonë të fortë

- Advertisement -

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është kundërpërgjigjur një ditë pasi nënpresidenti amerikan, JD Vance, qortoi liderët europianë për qasjen e tyre ndaj demokracisë.

Vance tha se shumë amerikanë panë në Europë “interesa të fshehura pas fjalëve të shëmtuara të epokës sovjetike keqinformim dhe dezinformata, të cilëve thjesht nuk u pëlqen ideja që dikush me një pikëpamje alternative mund të shprehë një mendim tjetër ose, Zoti na ruajt, të votojë në një mënyrë tjetër, ose edhe më keq, të fitojë zgjedhjet”.

Scholz  tha se vendi i tij nuk do të pranojë njerëz që “ndërhyjnë në demokracinë tonë.

Gjermania është një demokraci shumë e fortë dhe si një demokraci e fortë, ne e kemi absolutisht të qartë se e djathta ekstreme duhet të jetë jashtë kontrollit politik dhe jashtë proceseve të vendimmarrjes politike dhe se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me ta”, tha Scholz.

Ai, duke u përgjigjur, tha “fjala e lirë në Europë do të thotë që ju nuk po sulmoni të tjerët në mënyra që janë kundër legjislacionit dhe ligjeve që kemi në vendin tonë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit