4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

ShBA ultimatum Izraelit: I keni 30 ditë afat që ta përmirësoni gjendjen në Gaza

- Advertisement -

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin paralajmëruan Izraelin se duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza brenda 30 ditëve të ardhshme, ose do të përballet me humbjen e qasjes në ndihmën ushtarake amerikane.

Në një letër dërguar qeverisë izraelite nga Blinken dhe Austin, u bë e qartë se niveli i ndihmës që hyn në Gaza duhet të rritet nga niveli aktual, shumë i ulët.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha të martën se të paktën 350 kamionë me ndihma në ditë duhet të hyjnë në Gaza në mënyrë që Izraeli të mbetet i përshtatshëm për financimin ushtarak të SHBA-së. Përveç kësaj, Izraelit i kërkohet të prezantojë pauza shtesë humanitare dhe të sigurojë mbrojtje më të mirë të vendeve humanitare.

“Shtetet e Bashkuara po ia bëjnë të qartë qeverisë izraelite se këto ndryshime duhet të zbatohen dhe atyre u është dhënë një afat i duhur për t’i zbatuar ato”, tha Miller.

Ky i fundit shprehu gjithashtu shqetësimin e SHBA-së për fushatën e bombardimeve të Izraelit në Bejrut si pjesë e konfliktit me Hezbollahun në Liban. “Ne ia kemi bërë të qartë Izraelit se ne kundërshtojmë bombardimet që ata kanë kryer gjatë javëve të fundit në Bejrut”, tha para gazetarëve Miller.

Ai theksoi se Izraeli ka të drejtë të synojë “objektivat legjitime terroriste”, por Uashingtoni është i shqetësuar për natyrën e fushatës që po zhvillohet në Bejrut. “Në ditët e fundit kemi parë një rënie të sulmeve dhe ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, shtoi zëdhënësi.

Lidhur me letrën e Blinkenit dhe Austinit, Miller mohoi se ajo kishte lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në SHBA, megjithëse afati 30-ditor për përmirësimin e situatës humanitare në Gaza bie pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit