Departamenti i Shtetit i SHBA-ve i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller ka thënë se lirimi i policëve kosovarë duhet të bëhet pa asnjë kusht.
“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, ka thënë ai.