-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

ShBA, të shkosh nga një shtet në tjetrin për abort

- Advertisement -

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të hequr mbrojtjen federale për abortin, disa shtete po shkojnë drejt kufizimeve më të ashpra ose për ta bërë abortin tërësisht të paligjshëm. Kjo ka bërë që disa mjekë dhe pacientë të shkojnë drejt shteteve ku abortet mbeten të ligjshme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti sjell detajet.

Në Bristol të Tenesisë ku abortet me operacion tani janë të ndaluara dhe ato mjekësore së shpejti do të shpallen të jashtëligjshme, reagimet janë emocionale.

Më shumë sesa po protestojmë ne po përpiqemi të këshillojmë gratë që duan të abortojnë. Ne duam t’u afrohemi që ato ta kuptojnë se ka alternativa të tjera ndaj asaj që duan të bëjnë”, thotë Natalie, protestuese kundër abortit.

Ndërsa mbështetësit e të drejtave të abortit kanë krijuar një tunel me çarçafë për të mbrojtur privatësinë e pacienteve.

Ata as që duan të flasin për median.

Olivia, që nuk pranon ta tregojë mbiemrin thotë se klinika ku punon, dërgoi dy gra në shtëpi duke qarë, sepse e kishin kaluar kohën e lejuar për abort.

“Koha më e hershme kur dëgjon të rrahurat e zemrës së fetusit është pas gjashtë javësh të shtatëzanisë. Por në Tennessee, kjo do të thotë që ne nuk mund të kryejmë aborte nëse vërejmë ndonjë problem me zemrën. Ata pacientë i dërgojmë diku tjetër”, tha Olivia.

Për shkak të vendosjes gjeografike të pazakontë të Bristolit, vendi tjetër ku dërgohen pacientët është më afër nga sa mendohet.

Rruga kryesore e qytetit shërben edhe si vija që ndan Bristolin mes dy shteteve, gjysma në Tenesi dhe gjysma tjetër në Virxhinia. Kjo do të thotë që abortet me operacion janë të paligjshme në anën e Tennessee dhe të ligjshme në pjesën në Virgina.

Kjo i dha një klinike të abortit në Tenesi idenë për të hapur një zyrë në anën tjetër.

Në faqen e internetit, “Go Fund Me” janë mbledhur më shumë se 100 mijë dollarë për të financuar klinikën e re. Por, ky vend nuk u përshtatet mirë protestuesve kundër abortit apo Emmitt Russell, shtëpia e të cilit do jetë fqinj me klinikën e re.

Unë nuk besoj që duhet të vritet një fëmijë. Sigurisht që nuk më pëlqen që klinika të jetë pranë meje”, tha zoti Russell.

Star Eans, thotë se ajo bëri një abort para gati një viti, një mundësi që nuk do ta kishte nëse do të mbetej shtatzënë muajin e ardhshëm.

Nuk do të abortoja dot, do të më duhej ta lindja fëmijën. E drejta ime për të zgjedhur do më hiqej. Të vetmen zgjidhje do të ishte të vrisja veten, dhe unë do e bëja këtë”, thotë Star Eans.

Pasi ndalimi i plotë i abortit në Tenesi të hyjë në fuqi, mjeku në këtë klinikë thotë se do të mbyllë zyrën e tij për të gjitha shërbimet shëndetësore për gratë. Ai është 74 vjeç dhe thotë se është lodhur nga polemikat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit