10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

ShBA: Sulmi në Jerusalem nuk ka shkelur armëpushimin e përkohshëm

- Advertisement -

Zëdhënësi i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby u pyet nga një gazetar nëse sulmi vdekjeprurës nga persona të armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem të enjten në mëngjes ishte një shkelje e armëpushimit të përkohshëm.

Kirby deklaroi se sulmi ndodhi në Jerusalem dhe pauza në luftime ishte specifike për Gazën, shkruan BBC.

“Kjo nuk ka shkelur teknikisht marrëveshjen që ishte në fuqi,” theksoi ai, por shtoi “natyrisht është një kujtesë e ashpër se me kë ata (Izraeli) po përballen dhe çfarë lloj armiku po kundërshtojnë”.

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku 3 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën. Në një deklaratë në Telegram, Hamasi vlerësoi krahun e tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që ata e quajtën “operacionin heroik të Jeruzalemit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit