Shtëpia e Bardhë i ka shpalosur katër synime të fushatës së saj të vazhdueshëm ajrore kundër Iranit, e cila po zhvillohet në bashkërendim me Izraelin dhe tashmë ka hyrë në ditën e katërt.
Duke shpallur synimet e operacionit të quajtur “Tërbimi Epik”, Shtëpia e Bardhë shkroi në platformën X më 3 mars: “Amerika do të fitojë. Regjimi terrorist iranian do të mposhtet”.
Më pas, ajo renditi hapat për arritjen e këtij qëllimi:
Shkatërrimi i raketave të regjimit iranian
Asgjësimi i flotës së tij detare
Të mos lejohen kurrë më përfaqësuesit e tyre terroristë ta destabilizojnë botën
Të mos mos lejohet KURRË Irani të ketë armë bërthamore. /REL/






