10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

SHBA sekuestron aeroplanin e presidentit të Venezuelës

- Advertisement -

Ky sekuestrim vjen në një kohë kur presioni mbi Maduron po intensifikohet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në lidhje me zgjedhjet e 28 korrikut, që ai pretendon se ka fituar. Megjithatë, opozita venezuelase pretendon se kandidati i saj ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve.

Presidenti Maduro, bashkëpunëtorët e tij, dhe sektori i naftës në vend janë subjekt i sanksioneve amerikane. Menaxhimi i tij i zgjedhjeve ka ngritur shqetësime se mund të vendosen sanksione të tjera.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, tha se aeroplani, ‘Dassault Falcon 900EX’ ishte blerë në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe ishte kontrabanduar nga territori amerikan “për përdorim nga Nicolas Maduro dhe aleatët e tij.”

“Ky sekuestrim jep një mesazh të qartë: aeroplanët e blerë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara për përfitim të zyrtarëve të sanksionuar venezuelas, nuk do të tolerohen”, tha Matthew Axelrod, Ndihmës Sekretari amerikan i Departamentit të Tregtisë për Zbatimin e Eksportit.

Zyrtarët amerikanë njoftuan se sekuestrimi, i cili u raportua fillimisht nga CNN, u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Republikën Domenikane.

Qeveria venezuelase nuk ka komentuar ende mbi këtë çështje.

“Kjo është një masë e rëndësishme për të siguruar që Maduro të vazhdojë të ndjejë pasojat e keqqeverisjes së tij në Venezuelë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Shumë burime të pavarura kanë raportuar se presidenti venezuelas dhe përfaqësuesit e tij “kanë manipuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut, kanë pretenduar në mënyrë të rreme fitoren dhe kanë përdorur shtypjen për të mbajtur pushtetin me forcë,” shtoi zëdhënësi.

Një hetim i Departamentit të Drejtësisë zbuloi se në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023 “individë të lidhur me Maduron dyshohet se përdorën një kompani guaskë me bazë në Karaibe për të fshehur përfshirjen e tyre në blerjen e paligjshme të aeroplanit ‘Dassault Falcon 900EX’”.

Vitin e kaluar, aeroplani u eksportua ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë, përmes Karaibeve, dhe që atëherë është përdorur “për qëllimet e Maduros dhe përfaqësuesve të tij, përfshirë vizitat e tij në vende të tjera”, deklaroi Departamenti i Drejtësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit